Loading…

Nga kjo ditë nuk do ketë temperatura përvëluese, rikthehen stuhitë e reshjet

  • 29/06/2022 | 16:37

Nga kjo ditë nuk do ketë temperatura përvëluese, rikthehen stuhitë e reshjet

Dita e sotme po vazhdon me diell dhe vranësira të pakta, përderisa edhe temperaturat kanë regjistruar vlera të larta.


Nga dita e enjte, pritet destabilizim i fuqishëm i motit në zona të caktuara, përderisa moti së pari do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, të cilat gjatë orëve të pasditës, veçanërisht më vonë, pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe shiu, breshër e shkarkesa të fuqishme rrufesh.

Po ashtu, pritet fuqizim në parametrin e erës, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft fuqishme, me shpejtësi 20-70 km/h, duke shkaktuar dëme materiale!

Të premten parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, përderisa gjatë pasditës priten rrebeshe të izoluara e shkarkesa të pakta rrufesh, kryesisht përreth zonave malore.

Edhe fundjava parashihet me kushte të ngjashme, përderisa temperaturat e larta do të vazhdojnë, ku të shtunën termometri mund të regjistrojë temperaturën deri në 37°C në Rrafshin e Dukagjinit, shkruan meteokosova.

Sipas parashikimeve të fundit, ulje e temperaturave parashihet nga data 8-9 korrik, ku pritet të depërtojnë masa të freskëta nga veriu i kontinetit, kështu, duke sjellur edhe pak lehtësim nga “pushteti” i të nxehtit afrikan.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë