Loading…

Nga koalcioni i shpresës në pazare politike: 110 ditë pa marrëveshje

  • 24/01/2020 | 22:59

Nga koalcioni i shpresës në pazare politike: 110 ditë pa marrëveshje

Pas shpalljeve të rezulateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosja dhe Lidhja Demoktaktike e Kosovës, si parti fituese e ‘shpallën’ veten si koalcion i shpresës, i cili edhe tash pas më shumë se 100 ditësh akoma nuk është jetësuar, dhe e gjithë kjo për shkak se nuk po arrijnë t’i ndajnë postet, shkruan Gazeta Metro.


Për fatin e keq të Kosovës, fiks 110 ditë pas mbajtjeve të jashtëzakonshme të zgjedhjeve, mosarritja e një marrëveshjeje ka bllokuar vendin, dhe po e dëmton ecurinë e proceseve politike, dhe e gjithë kjo falë disponimit të Kurtit e Mustafës për t’i zvarritur ndarjet e posteve dhe të mbajnë peng vendin.

Në letrën e gjatë që Albin Kurti i VV’së i dërgoi, Isa Mustafës tha se nuk bën ujdi monarkësh e të negociojë zgjedhjen e Glauk Konjufcës si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe një vendim i tillë siç duket ende qëndron, shkruan Gazeta Metro.

Java e kaluar sa i përket skenës politike në vend pati shumë letra, manipulime me video, kundërpërgjigje e polemika, asnjë prej këtyre në favor të qytetarëve.

Krejt kjo, u bë për shkak të emërimit të Glauk Konjufcës si Kryetar i Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive, veprim që VV e ndërmori pa u konsultuar me LDK’në, të cilët prej fillimit i takonte ky post.

“Nuk mundemi tash t’i delegjitimojmë institucionet demokratike me ujdi monarkësh. Zgjedhja e Konjufcës ishte legale dhe legjitime”, shkroi Kurti në letër, duke ia bërë të qartë Mustafës se nuk negociojnë më me këtë pjesë.

Kurti tha se është i gatshëm të bëjë koalicion me LDK’në, mirëpo duke theksuar sërish se posti i Kryeparlamentarit tashmë është i VV’së, saktësisht, i Glauk Konjufcës, mirëpo LDK’ja asesi nuk po e pranon këtë.

Pikërisht kjo është pengesa kryesore në realizimin e koalicionit mes dy partive, duke marrë parasysh se që në fillim të negociatave, VV merrte Kryeministrin ndërsa LDK, kryeparlamentarin.

Madje, kishte qenë vet Konjufca ai që kishte thënë se ‘në Kosovë bëhet mirë atëherë kur kryeparlamentare është Vjosa Osmani’.

Kurti i ka ofruar Mustafës postin e Presidentit në mënyrë që partia e këtij të fundit të heqë dorë nga kryeparlamentari, që tashmë i takon Vetëvendosjes, mirëpo Albin Kurti ka kërkuar që Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme t’i takojnë subjektit të tij, gjë e cila po shihet si e pamundshme nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vetëvendosje përmes një zarfi ka refuzuar propozimin e LDK’së që t’ia kthejnë kryeparlamentarin deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK’ja dhe ndarjen e ministrive 5 me 5, por Mustafa nuk ka pranuar.

Kujtojmë, që Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që deri këtë të dielën të pajtohet me Lidhjen De mokratike të Kosovës për krijimin e qeverisë së re, afat ky që i ka dhënë Isa Mustafa./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë