Loading…

Nga koncerti i Bon Jovi në Munih 

  • 06/07/2019 | 22:55

Nga koncerti i Bon Jovi në Munih 

Pas 35 vjet karriere, 13 albume të publikuara dhe 130 milionë disqe të shitura, Bon Jovi ende ka fuqi për të bërë magji, transmeton Gazeta Metro.


Bendi legjendar mbrëmë ka performuar në Olympiastadion, në Munih, para 75 mijë adhuruesve nga e gjithë bota, në kuadër të turneut This House Is Not for Sale.

I pranishëm në këtë koncert ishte edhe Kushtrim Sadiku, autor i emisionit InfoMagazine në Klan Kosova, i cili u shpreh në superlativ për eventin.

“Ishte koncert i mrekullueshëm”.

“Mosha nuk ka lënë gjurmë tek Jon Bon Jovi, ndonëse është 57 vjeçar. Për dy orë e gjysmë ia doli ta mbante publikun në këmbë, duke e transmetuar energjinë artistike e cila e ka karakterizuar për gjithë këto vite”.

“Këngët Runaway, Livin’ on a Prayer, It’s My Life, Keep the Faith, etj., u interpretuan me eksplozivitet kreativ, i cili adhuruesve u ofroi emocione të papërshkrueshme”.

Koncerti u hap nga Deff Lepard, ndërsa pjesa europiane e turneut – e nisur më 31 maj në Moskë dhe e pasuar në Stokholm, Dublin, Londër dhe disa qytete tjera – do të vazhdojë në Madrid, Cyrih, Varshavë, Werchter, Vjenë, Klagenfurt dhe Bukuresht.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë