Loading…

Nga ky muaj pritet të ulet çmimi i derivateve në Kosovë, aktualisht nafta dhe benzina tek ne janë më lirë se në rajon

  • Nga

  • LEUTRIM HAZIRAJ

  • 25/11/2021 | 10:05

Nga ky muaj pritet të ulet çmimi i derivateve në Kosovë, aktualisht nafta dhe benzina tek ne janë më lirë se në rajon

Nga janari i vitit 2022 do të ketë ulje të çmimit të derivateve në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Kështu ka thënë Metron, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani duke shtuar se çmime përcaktohen nga bursa botërore dhe organizata prodhuese OPEC.

“Çmimet në Kosovë sot për dizell sillen nga 1.19 deri 1.26, ndërsa për benzinë nga 1.22 deri 1.31. Çmimet përcaktohen nga Berza dhe organizata prodhuese OPEC”, ka thënë Berjani për Metron. 

Ai ka treguar arsyet e rritjes së çmimit të derivateve si dhe ka pohuar se qytetarët e Kosovës shërbehen me çmimet më të lira në regjion.

“Kur kemi reduktim të prodhimit, çmimet rriten. Qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion. Përveç Maqedonisë Veriore që e ka dizellin më të lirë se ne, shkaku që akcizën e ka më të ulët për 22 cent për litër. Ndërsa benzina e ka çmimin si te ne. Çmimet në Shqipëri janë: dizelli 1.50 cent, benzina 1.52 cent. Ne jemi më të mirë me çmime se Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria”, ka thënë Berjani për Metron. 

Tutje i pari i naftarëve të Kosovës, ka thënë se këto rritje janë që nga 1 tetori i këtij viti, derisa ka treguar se kur do të ketë ulje të çmimeve.

“Këto rritje të derivateve i kemi nga 1 tetori dhe pritet që nga janari i vitit 2022 të kemi ulje të çmimit të derivateve. Ne naftarët nuk kishim dashur të jenë këto çmime të larta, por këtë na imponon Berza dhe organizata prodhuese OPEC, dhe gjithashtu e kuptojmë gjendjen ekonomike në Kosovë që është tejet e rëndë”, ka bërë të ditur Berjani.

Ai ka qenë kritik edhe ndaj marketeve, ku tha se shtrenjtimin e derivateve janë duke e keqpërdorur.

“Këtë shtrenjtim të derivateve po e keqpërdorin marketet dhe disa veprimtari tjera. Ne kemi pas vitin e kaluar ku një litër dizell ka kushtuar 0.75 cent, por prapë kanë abuzuar me çmime të larta gjatë pandemisë”, është shprehur Berjani.

Në fund kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani tha se këto rritje e kanë kapluar tërë botën. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë