Loading…

Nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se nuk e sulmuan Përparim Ramën

  • 22/07/2021 | 21:48

Nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se nuk e sulmuan Përparim Ramën

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, përmes një reagimi për media ka mohuar akuzat e LDK-së për sulm me vezë ndaj kandidatit për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.


Përmes një komunikate për media LVV thotë se aksionet e aktivistëve të tyre kanë qenë gjithmonë publike, duke ritheksuar se këto veprime nuk janë organizuar nga kjo parti.

“Reagim ndaj lajmit të rremë Sapo u njoftuam nga mediat se disa persona paskan hedhur vezë në një tubim ku ka qenë prezent kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së. Këto lajme janë të pavërteta dhe tendencioze. Aksionet e aktivistëve tanë kanë qenë gjithmonë publike. Pra edhe njëherë ritheksojmë se këto veprime nuk janë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”, thuhet në reagimin e LVV-së.

kandidati për kryetar të Prishtinës, Përprarim Rama, u sulmua me vezë gjatë një takimi me strukturat e partisë në lagjen “Kodra e Trimave”.

Zyrtarë të LDK-së menjëherë hodhën akuza mbi LVV-në, duke thënë se ky sulm u krye nga aktivistë të saj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë