Loading…

Nga nesër familjet pa të punësuar mund të tërheqin pagat e Pakos Emergjente

  • 29/06/2020 | 20:45

Nga nesër familjet pa të punësuar mund të tërheqin pagat e Pakos Emergjente

Sot janë realizuar pagesat për masën 15 të pakos emergjente kundër Covid-19, transmeton Gazeta Metro.


Gjithsej 15 mijë e 317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtarë të familjes të punësua, kanë marrë pagën e premtuar nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Financave, Hikmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ku tutje ka bërë të ditur se këto pagesa kanë shumën prej 1 milion e 991 mijë e 210 euro.

Ministrja Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se përfituesit mund t’i tërheqin mjetet që nga dita e nesërme.

“Me këtë rast, lusim përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore”, ka shkruar Bajrami. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë