Loading…

Nga nesër nis shpërndarja e asistencave sociale me vlerë prej 130 euro

  • 29/12/2020 | 12:53

Nga nesër nis shpërndarja e asistencave sociale me vlerë prej 130 euro

Nga nesër do të shpërndahen mjetet për Asistencë Sociale me vlerë prej 130 euro që hyjnë në kuadër të masës 15 të Qeverisë së Kosovës.


Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Posta e Kosovës.

“Pas transferimit të mjeteve financiare nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë ditës së sotme, Posta e Kosovës njofton se Asistenca e rregullt Sociale do të shpërndahet duke filluar nga nesër, e mërkurë, 30 dhjetor. Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë përfituesit e kësaj asistence që të mbajnë maskën dhe distancën fizike brenda dhe jashtë zyrave postare. Ju njoftojmë se aktualisht janë duke u shpërndarë Asistencat në kuadër të Masës 15 të Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej 130 euro për të gjithë ata qytetarë që janë të njoftuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në komunikatën për media nga Posta e Kosovës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë