Loading…
Nga New Yorku në Londër për 90 minuta: Amerikanët po zhvillojnë një aeroplan supersonik |PAMJE
  • 23/05/2019 | 15:24

Nga New Yorku në Londër për 90 minuta: Amerikanët po zhvillojnë një aeroplan supersonik |PAMJE

Një start-up amerikan synon të zhvillojë një aeroplan i cili do të udhëtojë pesë herë më shpejt se zëri e i cili do të mund t’i çojë udhëtarët për 90 minuta nga New Yorku në Londër, transmeton Gazeta Metro.


Kompania ajrore Hermeus Corporation, me seli në Atlanta, ka bërë të ditur se nga njëm investues privat ka marrë mjete të mjaftueshme financiare për prodhimin e këtij aeroplani.

Nëse projekt do të ketë sukses, ai mund t’i revolucionarizojë fluturimet komerciale, transmeton Index.

Aktualisht, për udhëtim prej Londre deri në New York nevojiten mbi shtatë orë.

“Kemi filluar revolucionin në qarkullimin global”, ka thënë Aj Piplica për CNN-in, drejtor ekzekutiv i Hermeusit.

Ai ka shtuar se komanisë do t’i nevojitet një dekadë për të zhvilluar këtë tip aeroplani udhëtarësh dhe se në ndërkohë do t’u duhen shumë teste fgluturimi dhe ndërtimi i së paku dy versioneve më të vogla të këtij aeroplani./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë