Loading…

Nga police e Kosovës në shofere të autobusit në Gjermani |FOTO

  • 05/09/2018 | 23:05

Nga police e Kosovës në shofere të autobusit në Gjermani |FOTO

Nga një nxënëse, e cila shkollën e mesme, gjimnazin “Bedri Pejani”, në Pejë, e mbaroi jashtë objektit të shkollës adekuate në vitet ’90, arriti të bëhet police e Shërbimit Policor të Kosovës, për gjashtë vjet me radhë në qytetin e Pejës.

Selvije Zekaj Maxhuni, për hir të dashurisë dhe për të ardhmen më të mirë edhe të dy djemve që  ka sot, la profesionin që e donte, la dhe vendlindjen Jabllanicë e Madhe të Pejës e shkoi në Gjermani, për të vazhduar jetën dhe punën me profesion të ri, të cilin nuk e kishte menduar kurrë.

Selvia, nga police e Kosovës tani është drejtuese e autobusit në Gjermani, e vetmja femër shqiptare me një profesion të tillë në këtë shtet. Tani ajo, është mishëruar me profesionin e ri. Jeton bashkë me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj në Bersenbrück të Republikës së Niedersachsen-it.  Në intervistën për Zërin e Qytetarit, Selvija tregon shkurt për jetën dhe profesionin e saj ri.

Keni qenë për vite të tëra police në Kosovë. Pse e latë këtë profesion dhe shkuat në Gjermani?

Gjatë punës sime në Shërbimin Policor të Kosovës, u njoha dhe u dashurova me djalin me të cilin edhe jam e martuar. Pastaj bashkë, për një të ardhme më të mirë, vendosem që të dalim në Perëndim, konkretisht në Gjermani ku jetojmë dhe sot. Për hir të dashurisë dhe për një të ardhme më të mirë për ne dhe për ardhmërinë tonë, e ndërpreva punën në Shërbimin Policor të Kosovës, ku kam shërbyer gjashtë vjet rresht me shumë dëshirë dhe pasion për punën që bëja.

Jeni femra e parë shqiptare dhe e vetme që jeni shofere e autobusit në Gjermani. Si ia dolët?

Ndihem shumë e privilegjuar për punën që tani e bëj. Sigurisht që çdo profesion i ka dhe vështirësitë e veta. Vështirësi kisha dhe unë në fillim, por me mbështetjen e vazhdueshme të bashkëshortit tim, ia dola dhe tani jam këtu ku jam.

Sa të jep kënaqësi ky profesion?

Jam shumë e lumtur me punën që bëj tani si shofere e autobusit dhe pas punës si police, dikur në Kosovë, e dua aq shumë tani këtë punë që bëj sa që nuk mund ta përshkruaj. Më sjell kaq shumë kënaqësi.

A e keni ëndërruar vetën ndonjëherë shofere e autobusit?

Jo kurrë! Asnjëherë. Nuk e mendoja veten as që do të jetoja në Perëndim. Ëndrra ime ishte të jetoja në vendin tim dhe ta kryeja me devotshmëri punën time si police e Kosovës, që e doja aq shumë.

Në çfarë linje e drejtoni autobusin?

Në linjën urbane, duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit deri në në orën pesë të pasditës.

A më mirë të jesh police apo drejtuese e autobusit?

Janë dy profesione të ndryshme, të cilat kanë përgjegjësi të mëdha. Secila në mënyrën e vet.

Çka do t’i porosisnit femrat në Kosovë dhe jashtë saj?

Ju preferoj të gjitha femrave që kanë mundësi, të mos ngurrojnë, por të pajisen me lejen e autobusit sepse do të jenë shumë të lumtura.

/zeriishqiptarit/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë