Loading…
Nga Prishtina në Bundesligë: Visar Bekaj arrin marrëveshje me skuadrën gjermane
  • 13/08/2019 | 17:37

Nga Prishtina në Bundesligë: Visar Bekaj arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj, ka deklaruar se zyrtarizimi i tij te skuadra e re është vetëm çështje ditësh, transmeton Gazeta Metro.


Ish portieri i Prishtinës ka arritur marrëveshje me skuadrën e njohur gjermane, Hoffenheim, dhe zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë në fund të javës apo fillimin e javës së ardhshme.

“Po pres që të nënshkruaj kontratën në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme. Çështja është e kryer, do të jem pjesë e Hoffenheimit” – ka deklaruar 22 vjeçari për ‘Indeksonline’.

Visar Bekaj është produkt i FC Prishtinës dhe ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës kryeqytetase që nga viti 2014. Bekaj gjithashtu është edhe portier i Përfaqësueses A të Kosovës.

Vlen të theksohet se Hoffenheim bën gara në Bundesligën gjermane, kategoria më e lartë e futbollit në Gjermani. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë