Loading…

Nga Qeveria kërkohet të subvencionojë eksportin

  • 14/01/2017 | 08:10

Nga Qeveria kërkohet të subvencionojë eksportin

Përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve Vendorë kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të formojë një grup ndërministror dhe së bashku me bizneset të trajtojnë çështjen e bilancit negativ tregtar të Kosovës.


Ata kanë kërkuar që për rritje të eksportit të ketë stimulim ose subvencionim nga Qeveria, shkruan sot Koha Ditore.

Gjithashtu kanë kërkuar që Qeveria të nxjerrë ligje dhe rregulla në favor të prodhimeve vendore.

Këto kërkesa ata i kanë paraqitur në një takim që kanë mbajtur të premten me zëvendëskryeministrin Ramiz Kelmendi, me ministrin e Financave, Avdullah Hoti, dhe me ministren e Tregtisë e Industrisë, Hykmete Bajrami.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve Vendorë, Astrit Shabani, u ka thënë zyrtarëve qeveritarë se ata duhet të nxjerrin ligje dhe rregulla në favor të prodhimeve vendore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë