Loading…

Nga qilimi në vepër arti: Inxhinierja turke që pikturon portrete mbi tapete

  • 07/09/2026 | 18:52

Nga qilimi në vepër arti: Inxhinierja turke që pikturon portrete mbi tapete

Inxhinierja 35-vjeçare e informatikës, Gizem Aytaç, nga Elazigu i Turqisë, ka gjetur një mënyrë të pazakontë për ta shprehur pasionin e saj për artin: ajo pikturon drejtpërdrejt mbi qilima.


E frymëzuar që në fëmijëri nga babai i saj, i cili merrej me pikturë, Aytaç iu rikthye këtij pasioni gjatë pandemisë, pasi ishte ndikuar edhe nga videot e artistëve që shihte në rrjetet sociale.

“Kur vizatoja, kuptova se harroja të gjitha shqetësimet dhe problemet e mia në botën e jashtme dhe se kaloja një kohë shumë të bukur në botën time imagjinare. Ky ishte një pasion shumë i bukur për mua”.

Krahas punës së saj si inxhiniere, Aytaç merret me pikturë gjatë mbrëmjeve dhe fundjavave. Ajo krijon kryesisht portrete dhe figura të njohura, të cilat i publikon në rrjetet sociale dhe i shet me porosi edhe jashtë Turqisë.

Procesi i saj nis me përzgjedhjen e temës dhe qilimit të përshtatshëm. Më pas ajo e projekton idenë në mënyrë digjitale, përgatit skicën dhe e përfundon veprën duke përdorur bojë akrilike dhe vajore.

Kështu, qilimat që dikur shërbenin vetëm si element dekorativ, në duart e saj marrin një tjetër funksion dhe shndërrohen në tablo të veçanta artistike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë