Loading…

Nga rreth 11 mijë zarfe me vota përmes postës, refuzohen mbi 1 mijë: Numërimi pritet të fillojë ditëve në vijim

  • 23/10/2021 | 14:20

Nga rreth 11 mijë zarfe me vota përmes postës, refuzohen mbi 1 mijë: Numërimi pritet të fillojë ditëve në vijim

Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se votat e dërguara me postë në KQZ do të numërohen ditëve në vijim.

Ahmetaj njoftoi gjatë mbledhjes së KQZ-së se nga pakot me vota, janë refuzuar 1 mijë e 324 zarfe.

“Për votat me postë, rezulton se janë 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime përmes postës, janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj tha se këto vota janë pranuar në QNR më 21 tetor, ndërkaq numërimi i tyre pritet të fillojë ditëve në vijim.

“Pranimi i votave me postë është bërë në QNR me datë 21 tetor dhe në ditët në vijim do të fillojë numërimi i votave me postë”, tha Ahmetaj në mbledhjen e KQZ-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë