Loading…

Nga sheshet e luftës në hotele me pamje mbreslënëse

  • 14/08/2019 | 23:29

Nga sheshet e luftës në hotele me pamje mbreslënëse

Kalaja e Ulqinit e njohur edhe si Qyteti i vjetër i Ulqinit është një kala e lashtë në të cilën janë zhvilluar shumë luftra, por sot ajo ka një pamje mahnitëse pranë detit. E ndërtuar mbi një ujdhesë të vogël në bregdetit e Adriatikut, sot aty sheh shumë hotele, të cilat ofrojnë komoditet dhe qetësi, shkruan Gazeta Metro.


Ulqini është një nga qytete që ka një histori interesante në vete, duke filluar nga qyteti i vjetër që u fundos mijëra vite më parë nga një tërmet e deri te kalaja e famshmë e gurit, që tërheq miliona turistë brenda vitit. Kjo kala tash është transformuar në vend shumë të bukur, madje shumë i kërkuar. Kahas historisë pamja është ajo që të mos e mendosh dyherë akomodimim aty.

Gjurmët më të hershme të kalasë i takojnë periudhës parahistorike, kur Ulqini i përkiste ilirëve, popull me origjinë indo-evropiane.

Për shkak të pozitës së mirë relievit dhe klimës së butë kalaja ka qenë gjithmonë pre e pushtuesve të mëdhenj. Ulqini është një qytet, muret e të cilit janë shkatërruar shpesh në luftëra, por u rinërtuan edhe nga të gjithë ata që, për shkak të bukurisë së këtij qyteti të lashtë gjetën paqe, duke ndërtuar për vete fortifikime dhe rezidenca. Perandori bizantin Justiniani përmendet të ketë bërë rindërtime, i cili u ndjek nga nemanjiqët, balshajt, venedikasit dhe osmanët./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë