Loading…

Nga shkurti partia e Dedës dhe Kusari-Lilës me përfaqësim në Kuvend

  • 24/01/2017 | 15:40

Nga shkurti partia e Dedës dhe Kusari-Lilës me përfaqësim në Kuvend

Në një debat të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës në Mitrovicë, deputeti i pavarur Ilir Deda ka thënë se nga shkurti Lista “Alternativa”, do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës.


“Ka ardhur koha e përfundimit të të qenit deputet i pavarur, ngase nga muaji që vjen do të krijohet Lista “Alternativa”, e cila do të përfaqësohet në Kuvend”, ka thënë Deda në një debat për llogaridhënien me studentë të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Deda më parë ka qenë deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje”, nga e cila është larguar shkaku i mospajtimit me veprimet politike të saj.

Më herët, ai ka qenë njëri ndër themeluesit e Partisë “Fryma e Re” (FER)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë