Loading…

Nga ‘topçi’ në ‘laraskë’: Xhaka drejt Newcastle United

  • 09/11/2019 | 13:56

Nga ‘topçi’ në ‘laraskë’: Xhaka drejt Newcastle United

Trajneri i Newcastle Unitedit, Steve Bruce, e ka lavdëruar Granit Xhakën, mirëpo nuk e konfirmoi nëse klubi i tij është i interesuar ta transferojë mesfushorin e Arsenalit, transmeton Gazeta Metro.


Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare, të cilit së fundi iu mor shiriti i kapitenit, u spekulua për një largim nga Arsenali në janar, pas një përplasjeje me tifozët e klubit londinez, transmeton Gazeta Express.

Granit Xhaka nuk ka luajtur për “Topçinjtë” që kur i shau tifozët e klubit të vet në Emirates, përderisa ata po e fishkëllenin kur po zëvendësohej në ndeshjen kundër Crystal Palace, më 27 tetor.

Përderisa Bundesliga fillimisht raportohej si destinacioni i radhës për mesfushorin e Arsenalit, Newcastle është shfaqur si njëri ndër kandidatët për transferimin e tij. Trajneri i Newcastle, Steve Bruce, u përball me pyetje nga gazetarët për këtë temë.

Ish-trajneri i Sheffield Wednesday, Aston Villas dhe Hull Cityt e pranoi se ai është tifoz i Xhakës, mirëpo nuk pranoi t’i komentojë spekulimet se ai dëshiron ta transferojë Xhakën.

“Granit Xhaka? Shikoni, unë isha në pozitën e trajnerit vetëm për dy javë dhe ma lidhën emrin me 42 lojtarë. Kështu që nuk do t’i komentoj lojtarët e askujt”, tha Bruce në konferencën për shtyp.

“Xhaka është një lojtar shumë i mirë”.

Megjithatë, klubi i Bruce s’do ta ketë të lehtë ta sigurojë këtë transferim, pasi që Xhaka vlerësohet rreth 30 milionë euro dhe ka pagë mjaft të madhe në Emirates./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë