Loading…
Nga viti 2008, asnjë qeveri s’arriti të përfundojë mandatin e plotë
  • 20/07/2019 | 22:30

Nga viti 2008, asnjë qeveri s’arriti të përfundojë mandatin e plotë

Përveç kritikave për mospunë të mjaftueshme, katër qeveritë pas shpalljes së pavarësisë e kanë një të përbashkët tjetër. Asnjëra prej tyre nga ka arritur që ta çojë deri në fund mandatin katër-vjeçar, transmeton Gazeta Metro.


Qeveria Haradinaj këtë të premte e la mandatin në gjysmë, shkaku i dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, pas njoftimit se ai është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte, raporton KTV.

Haradinaj dha dorëheqje edhe në mars të vitit 2005, kur Gjykata e Hagës ngriti aktakuzë kundër tij për krime lufte, tre muaj pasi ishte zgjedhur kryeministër.

Mandatin e tyre në krye të Ekzekutivit nuk ka arritur ta përfundojnë as presidenti aktual Hashim Thaçi në dy mandate si kryeministër, e as kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Shoqëria Civile vlerëson se lënia në gjysmë e mandateve qeverisëse dëmton proceset sidomos ato reformuese në të cilat është e përfshirë Kosova.

Arbresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përmend lidhjen e panatyrshme të koalicioneve dhe interesat ditore të drejtuesve të tyre, si ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në ndërrimin e shpeshtë të qeverive.

Përpos dëmeve politike, kjo formë e qeverisjes po vlerësohet e dëmshme edhe në aspektin ekonomik.

Në Odën Ekonomike Amerikane thonë se shpërndarja eventuale e Kuvendit rrezikon shumë ligje që prekin drejtpërdrejt bizneset.

Çdo vonesë në shqyrtimin e aplikacioneve të investitorëve potencialë, sipas drejtorit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekës, çon në ndërprerjen e interesimit të tyre për të investuar në Kosovë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë