Loading…
Nga viti 2020 veturat e Volvo’s nuk do të kalojnë shpejtësinë 180 km/h
  • 06/03/2019 | 16:16

Nga viti 2020 veturat e Volvo’s nuk do të kalojnë shpejtësinë 180 km/h

Hakan Samuelsson, drejtori ekzekutiv i markës Vovlo ka paralajmëruar se pas vitit 2020 nuk do të ketë vetura të kësaj firma që do të kalojnë shpejtësine 180 km/orë, trasnmeton Gazeta Metro.


Samuelsson është shprehur se me këtë vendim kërkon të nxisë dhe prodhuesit e tjerë të veturave, t’i bashkohen iniciatives së tij, dhe të ndihmojnë në uljen e numrit të viktimave nga aksidentet rrugore.

Nga studimet e kryera nga kompania Volvo viktimat nga aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë së madhe, përbëjnë rreth 25 % të numrit të përgjithshëm të viktimave nga aksidentet rrugore. Gjithsesi dhe pse shpejtësia nuk përbën faktorin kryesor në aksidentet rrugore që shkaktojnë viktima, shefi i gjigandës suedeze shprehet se çdo viktimë është e tepërt.

Në rast se plani i Hakan Samuelsson do të bëhet realitet, makinat Volvo do të zbresin shpëjtesinë maksimale nga 250 km/orë në 180 km/orë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë