Era e këmbëve vjen nga mikrobet në lëkurë që metabolizojnë komponimet në këmbën tuaj, dhe prodhojnë erë të pakëndshme, por kjo nuk do të thotë se nuk ka mënyra për ta reduktuar atë, transmeton Gazeta Metro.
Burime të ndryshme flasin për mënyra interesante se si ato ndikojnë në uljen e kësaj ere të pakëndshme, por ne kemi sjellë një listë me 5 forma që ndikojnë në reduktimin e kësaj çështje.
1. Ngrini këpucët
Vendosini ato këpucë në një qese plastike dhe ngrijini brenda natës. Bakteret zakonisht rriten në vende më të nxehta, kështu që kjo formë do ta ndalonte atë proces.
2. Lani mirë këpucët
Nëse këpucët tuaja kanë pajisje që mund të hiqen nga brenda, ndajini ato në mënyrë që gjithçka të lahet më shumë dhe të bëhet më e pastër.
3. Ajrosni këpucët
Pasi t’i keni larë, preferohet t’i lini pranë dritares ose diku që të marrin ajër në mënyrë që të freskohen mirë. Mbani të paktën një ditë ose më shumë pranë dritares, siç raportohet nga Home made simple.
4. Nëse këpucët tuaja nuk mund të lahen në makinë larëse, atëherë bëjeni këtë sprej special. Thjesht kombinoni ½ filxhan ujë dhe ½ filxhan uthull të bardhë në një shishe sprej dhe tundeni mirë. Aplikoni pak sprej në pjesën e brendshme të këpucëve dhe fshijeni pjesën e brendshme me një peshqir.
5. Zëvendësoni pjesët e këpucës
Nëse keni pjesë që mund të zëvendësohen në këpucët tuaja, atëherë preferohet ta bëni këtë. Për shembull, shputat e këmbëve duhet të ndërrohen të paktën një herë në vit.
Këto janë disa mënyra shumë produktive për të larguar aromat e pakëndshme që vijnë nga këpucët, është mirë që këtë informacion ta ndani edhe me miqtë tuaj që kanë të njëjtin problem./gazetametro.net