Prostituta e suksesshme tha se psikopatia është sekreti i suksesit në atë të ashtuquajtur industri sipas saj, transmeton Gazeta Metro.
Mia Lee e cila punonte si financiere në Wall Street në SHBA tani punon si prostitutë dhe thotë se ajo nuk ndjenë emocione negative për këtë gjë.
Sipas saj të qenurit psikopate ia mundëson asaj ti shikojë gjerat vetëm si transaksione pa asnjë emocion.
Duke folur për Insider ajo tha se nuk ndjenë empati aspak dhe se është shumë e prerë.
Sipas Institutit Nacional të Shëndetësisë në SHBA psikopatia është një gjendje neuro psikiatrike e cila identifikohet me mungesë të plotë të empatisë, mungesë emocionesh dhe mungesë të kontrollit të sjelljes apo dhe qasje anti sociale e cila i bën këta persona të përshtatshëm për vepra kriminale.
Sipas Asosacionit Amerikan të Psikologjisë 1.2% e popullsisë mashkullore si dhe 0.7% e asaj femërore në SHBA konsiderohen psikopatë.
Lee tha se ajo ka qasje algoritmike ndaj marrëdhënieve njerëzore gjë e cila ia mundëson asaj që të mos lidhet emocionalisht me klientët e saj./gazetametro.net