Loading…

Ngacmimi seksual që mësuesi i bëri nxënëses në Malishevë, deklarohet MASHTI

  • 29/10/2021 | 13:00

Ngacmimi seksual që mësuesi i bëri nxënëses në Malishevë, deklarohet MASHTI

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci në një konferencë për media ka folur për një rast të ngacmimit seksual në Malishevë, ku dyshohet se një nxënëse ishte ngacmuar seksualisht nga arsimtari i lëndës së Fizikës, shkruan Gazeta Metro. 

Ai tha se ka një sërë arsyesh që të përpilohet kodi etik, duke sqaruar se ngacmimi seksual është rast penal dhe që sanksionohet me ligj.

Ndryshe rasti është i hapur në Prokurori, derisa mësuesi është kthye në punë.

Ndërkaq në konferencë Dukagjin Pupovci sot tha se nga 25 tetori të gjitha institucionet arsimore kanë filluar punën me rregull, për çka ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë masat anti-COVID.

“Nga data 25 tetor të gjitha institucionet edukative arsimore dhe ato të arsimit të lartë kanë filluar me punë të rregullt dhe orar të rregullt”.

“Në 96% është zhvilluar procesi në rregull, për dallim të disave që  kanë nisur me pak vonesë. Me gjithë faktin se masat janë relaksuar shfrytëzoj rastin që të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe personelin arsimor të vazhdojnë me respektimin e masave”.

Tutje Pupovci tha çështje tjetër e rëndësishme është edhe ndarja e bursave për studentëte nivelit  bachelor dhe master.

“Çështja tjetër janë konkurset për bursat, ku kjo ministri kanë ndarë njoftimin që do të japin bursa për të gjithë studentët bachelor dhe master, që do jetë i hapur deri më 3 nëntor. Dhe ndarja e bursave të tjera”, raporton E.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë