Loading…

Ngacmohet seksualisht një femër në Mitrovicë: Një mashkull e kërcënon se do t’i publikoj fotografi nëse nuk del me të

  • 23/05/2020 | 11:08

Ngacmohet seksualisht një femër në Mitrovicë: Një mashkull e kërcënon se do t’i publikoj fotografi nëse nuk del me të

Gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë një femër ka raportuar në Polici se është ngacmuar seksualisht nga një person, ku është kërcënuar se nëse nuk del me të ai do të i publikojë fotografi personale të saj, shkruan Gazeta Metro. 


Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se dje në Mitrovicë rreth orës 15:34, është ngacmuar seksualisht një femër.

Rastin në polici e ka paraqitur vet viktima e cila është kosovare. Ajo ka thënë se një person i dyshuar e ka ngacmuar atë duke thënë se do t’ia publikoj disa fotografi personal, nëse ajo nuk del me të.

I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.

Kujtojmë që në Mitrovicë kohëve të fundit janë shtuar rastet e ngacmimit dhe dhunës seksuale. Këtë muaj deri më tani kanë ndodhur katër raste.

Raporti i plotë i Policisë:

Mitrovicë 22.05.2020 – 15:34. Ankuesja femër kosovare raporton se personi i dyshuar do tia publikoj disa foto personale, nëse ajo nuk del me të. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë