Edhe një rast ngacmimi seksual në Drenas, kësaj here, një vajzë ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull, i cili e ka fotografuar dhe fotografitë i ka vendosur në Facebook, transmeton Gazeta Metro.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:51 në Drenas, ku i dyshuari është arrestuar më pas liruar.
“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar disa herë e kishte ngacmuar seksualisht dhe e kishte fotografuar me ç’rast fotot e viktimës i kishte postuar në rrjetin social Facebook”, ka konfirmuar policia.
I dyshuari është intervistuar i njëjti me vendim të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Sipas policisë ky rasti është nën hetime./gazetametro.net