Një person është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti në prezencë të policisë i ka bërë presion dhe ka ngacmuar një grua.
Policia njofton se rasti po hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
NGACMIM /Pejë 03.11.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti edhe në prezencë të policisë i ka bërë presion dhe ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte. Rasti vazhdon të hetohet.