Disa video të një personi të moshuar, në Gjilan, po qarkullojnë në rrjete sociale. Personi në fjalë, shihet duke ngacmuar seksualisht dhe duke prekur në gjoks një vajzë të moshës minore.
Në një tjetër video, i njëjti person shihet duke masturbuar skaj rrugës, pak minuta pasi kryen veprimin e parë “pedofil” duke e prekur një fëmijë në gjoks derisa kalonte pranë tij në rrugë. Ky lajm u publikua në mëngjes dhe tashmë personi në fjalë është arrestuar.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar Policinë e Kosovës për efikasitetin në arrestimin e tij.
Haziri ka thënë se ngjarjet e tilla janë të patolerueshme, të dënueshme dhe toleranca ndaj tyre duhet të jetë zero, transmeton lajmi.net.
“Besoj shumë që prokuroria dhe gjykata e shtetit do ta thonë fjalën e tyre dhe me këtë t’i bëhet me dije të gjithëve se veprimet e tilla të turpshme janë të patolerueshme në Gjilan dhe kudo në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haziri.