Loading…

Ngjarja e rëndë në Deçan: Policia jep detaje për personin që dyshohet se e vari vetën

  • 22/01/2022 | 08:40

Ngjarja e rëndë në Deçan: Policia jep detaje për personin që dyshohet se e vari vetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Carrabreg të Deçanit gjatë ditës së djeshme, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, shkruan Gazeta Metro.


Viktima ishte dërguar në ambulantë pa shenja jete, derisa burime të afërta për Metron thanë se kishte shenja në fyt, kështu dyshohej se ishte vetëvarur.

Rastin Policia e ka konfirmuar sot në raportin 24 orësh.

“Deçan 21.01.2022 – 09:40. Raportohet se në QKMF Deçan është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, bazuar në shikimin e vendit të ngjarjes dyshohet se viktima mund të ketë bërë vetëvrasje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /gazetametro.net

66 vjeçari gjendet pa shenja jete në Deçan: Dyshohet se vari veten

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë