Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se një ndër ngjarjet më heroike të popullit të Kosovës për liri, tash e 19 vite shënohet me emrin ‘Epopeja e UÇK’së’.
Ai e ka kujtuar sakrificën e Jasharajve dhe luftën e denjë të kësaj familje.
“Familja Jashari u përball më një makineri të pafund të shtetit serb. Familja Jashari me një qëndrushmëri të paparë i qëndroi deri në flijim”, ka thënë Hashim Thaçi.
Gjithashtu, ai ka shtuar se, as qëndrimet e qarqeve jodashamirëse, nuk mund ta njollosin luftën e UÇK’së. Tutje ai ka thënë se UÇK’ja është trashëgimia më e vlefshme që ka prodhuar historia e Kosovës.
Ndërkaq, presidenti i vendit ka folur edhe për shndërrimin e FSK’së në ushtri të Kosovës, duke thënë se kjo do të ndodhë shpejt.
“Në ditët në vijim, brenda kompetencave kushtetuese, që transformimi do të bëhet realitet përmes ndryshimit të ligjit”, ka thënë Thaçi.
I pari i vendit, gjithashtu ka ftuar NATO’n të vazhdojë ta përkrah FSK’në./gazetametro.net