Është ndërprerë ndeshja mes Brentford dhe Wolverhampton Wanderers.
Takimi mes Brentford dhe Wolverhampton Wanderers është ndërprerë për pak kohë, pas një situate të jashtëzakonshme.
Mbi stadiumin e Brentford ka fluturuar një dron dhe kësisoj lojtarët janë ftuar të lirojnë fushën, përcjell lajmi.net.
Droni nuk përçonte ndonjë mesazh ose diçka tjetër, vetëm sillej mbi stadium.
Gjatë kohës kur ndeshja u ndërpre, rezultati ishte 0:0.
“Who’s the wanker with the drone?” ask the home fans pic.twitter.com/QK2uLKvPqz
— Tim Spiers (@TimSpiers) January 22, 2022