Një ngjarje e rëndë është shënuar në Darragjat të Shkodrës. Mëmgjesin e sotëm polumbarët kanë nxjerrë nga lumi Buna trupat e pajetë të një 14 vjeçari dhe një 39 vjeçari.
Dyshimet e para janë se djali nga Puka ka hyrë për t’u larë në lumin Buna dhe ka qenë duke u mbytur.
Djali është parë nga 39 vjeçari, banor i zonës i cili ka hyrë në lum për ta shpëtuar, por nuk kanë arritur të dalin nga uji. Trupat janë dërguar në morg dhe do i nënshtrohen autopsisë