Loading…
Ngjarje e rëndë: Çifti shqiptar humb jetën në aksident, mbijeton foshnja 6 muajsh
  • 12/06/2019 | 21:11

Ngjarje e rëndë: Çifti shqiptar humb jetën në aksident, mbijeton foshnja 6 muajsh

Tragjedi e madhe ka ndodhur në rrugët e Italisë, pas një aksidenti fatal, shuhet familja me prejardhje nga Shkupi, derisa po ktheheshin në Francë ku edhe po jetonin.

Mediet italiane kanë publikuar fotografi nga aksidenti i tmerrshëm dhe kanë njoftuar se në karrigen e pasme është gjetur një fëmijë që i ka shpëtuar aksidentit, derisa prindërit kishin ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendngjarje ka ndërruar jetë Ebubekër Sulejmani nga Haraçina e Shkupit dhe bashkëshortja e tij Egzona Maksuti nga Kumanova, të cilët kishin nga 24 vjeç

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, në autostradën Piaçenca-Turin, në rajonin Pavija në Itali ku çifti kishin shkuar në vizitë për pushime.

Ata kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa si pasoje e aksidentit mendohet se shoferi ka rënë në gjumë gjatë kohës që ka qenë duke e drejtuar makinën.

Fëmija mësohet të ketë 6 muaj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë