Loading…

Ngjarje e rëndë: Gruaja vret burrin, mban trupin e tij një javë brenda valixhes

  • 06/06/2021 | 16:30

Ngjarje e rëndë: Gruaja vret burrin, mban trupin e tij një javë brenda valixhes

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Romë, ku u gjet trupi i një 37-vjeçari brenda në valixhe në një rrugë të frekuentuar të kryeqytetit italian.


Një kalimtar i rastit lajmëroi forcat e rendit pasi pa që nga valixhja po dilte gjak. Viktima është identifikuar si Luca De Maglie, një italian 37 vjeçar. Gjurmët e gjakut çuan efektivët në apartamentin ku jetonte Alma, partnerja e viktimës. Ajo rrëfeu se partneri kishte vdekur para disa ditësh dhe ishte përpjekur ta ringjallte, por e kishte të pamundur, ndërsa mohoi të ketë kryer vrasjen e tij.

“Unë shkova në shtëpi të hënën në mëngjes dhe Luca ishte i vdekur. Unë u përpoqa ta ringjallja atë me një masazh zemre, por nuk kishte asgjë për të bërë”, tha 39-vjeçarja para hetuesve, shkruajnë mediat italiane.

Nga një analizë mësohet se viktima ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës. Pasi gjeti trupin e partnerit të saj, 39-vjeçarja kaloi të gjithë javën me të në shtëpi derisa vendosi ta heqë qafe duke e braktisur atë në rrugë në një valixhe të mbyllur me shirit ngjitës dhe e la afër një makine.

Që të dy ishin të varur nga lëndët narkotike, dhe sipas gruas, partneri kishte ndërruar jetë nga një mbidozë droge. Ndërkohë, fqinjët kanë treguar se ata kishin debate të ashpra dhe të bërtiturat e tyre dëgjoheshin në të gjitha orët e ditës dhe të natës. Pritet të dalë rezultati i autopsisë që do të tregojë shkakun e vërtetë të vdekjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë