Loading…

Ngjarje e rëndë në Devoll, piu raki në vend të ujit, vdes 2-vjeçari

  • 27/05/2022 | 13:38

Ngjarje e rëndë në Devoll, piu raki në vend të ujit, vdes 2-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll ditën e sotme. Një fëmijë 2-vjeçar, nga fshati Sul, ka ndërruar jetë pasi ka pirë gabimisht raki.


Në kohën kur nëna kryente punët e shtëpisë, i mituri ka marrë një bidon gjysmë litër që e ka menduar se ka qenë me ujë, por ka qenë me raki.

Sipas mjekëve, rakia i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes, duke i sjellë vdekjen.

Nëna e ka gjetur të shtrirë në dysheme dhe e ka çuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë. /A2 CNN/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë