Loading…

Ngjarje e rëndë në Fushë-Kosovë, dyshohet se motra e mbyti motrën

  • 09/05/2021 | 14:02

Ngjarje e rëndë në Fushë-Kosovë, dyshohet se motra e mbyti motrën

Një vdekje  dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur sot në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.


Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për lajmi.net se bëhet fjalë për një femër 33 vjeç.

Por përpos kësaj, nga banorët të cilët jetojnë në afërsi me këtë familje është thënë se dyshohet se motra e ka vrarë motrën.

Kjo u raportua nga KlanKosova, ndërsa nga zyrtarët policorë është theksuar se janë duke hetuar të gjitha detajet në mënyrë që të dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur në këtë rast.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33 vjeç”, u tha nga Policia e Kosovës.

Poashtu u theksua se mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes po heton rastin si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, si ato të forenzikës por edhe të ekzaminimit që do të ndihmonin në hetimin e ngjarjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë