Loading…

Ngjarje e rëndë në Prishtinë: Burri vret gruan, vetdorëzohet në Polici

  • 25/11/2022 | 09:40

Ngjarje e rëndë në Prishtinë: Burri vret gruan, vetdorëzohet në Polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, mëson Gazeta Sinjali.


Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa i dyshuari është dorëzuar në Polici.

Njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë