Loading…

Ngjarje si në filma në Prishtinë: Tentojnë ta vrasin nga vetura, policia jep detaje

  • 11/09/2019 | 10:43

Ngjarje si në filma në Prishtinë: Tentojnë ta vrasin nga vetura, policia jep detaje

Dje në Prishtinë tre persona kanë tentuar ta vrasin një person nga vetura e tyre. Si pasojë viktima mashkull është plagosur në këmbë, shkruan Gazeta Metro.


Policia ka njoftuar se janë konfiskuar një gëzhojë të fishekut i kalibrit të vogël, si dhe është identifikuar dhe arrestuar një person.

Raporti i Policisë së Kosovës:

Rr. “Afrim Vitia”, Prishtinë 10.09.2019 – 12:10. Raportohet se nga një veturë në lëvizje në të cilën ishin tre persona, dyshohet se kanë shtënë me armë e zjarri dhe të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e të shtënave viktima mashkull K/Shqiptar është plagosur në këmbë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK i cili pas tretmanit mjekësor është liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të fishekut i kalibrit të vogël. Është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ka dorëzuar armën e përdorur në rast e cila është e llojit pistoletë, një karikator dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë