Loading…

Ngjarjet në Hong Kong: Kina mobilizon ushtrinë e saj

  • 14/08/2019 | 15:39

Ngjarjet në Hong Kong: Kina mobilizon ushtrinë e saj

Kina mobilizon trupat e saj: Kolona ushtarake janë vërejtur në një stadium sportiv afër kufirit të Hong Kongut duke treguar se Pekin po përgatitet për përplasje më të ashpër ndaj protestuesve ‘terroristë’ pas dhunës së tmerrshme në aeroportin ndërkombëtar të qytetit transmeton Gazeta Metro


Pamje të reja dhe imazhe satelitore janë shfaqur e që tregojnë qindra automjete ushtarake të mbledhura në një qendër sportive në një qytet në kufi me Hong Kongun, si paralajmërim që Kina mund të përgatis një goditje të ashpër ndaj protestuesve të qytetit që Pekini i ka quajtur ‘terroristë’.

Presidenti i SHBA Donald Trump dje tha se trupat kineze po lëviznin drejt kufirit me Hong Kongun, duke cituar inteligjencën amerikane.Lajmi vjen pasi media të shumta shtetërore kineze transmetuan video për të treguar tanket dhe kamionët ushtarakë që po mobilizohen në Shenzhen, i cili ndan një kufi 22 milje të gjatë me Hong Kongun.

Pekin gjithashtu ka refuzuar kërkesat për dy anije luftarake amerikane për të vizituar Hong Kongun, sipas Marinës amerikane, pasi të dy vendet u përfshinë në një luftë fjalësh mbi demonstratat pro-demokracisë së qytetit.

Hong Kongu është tronditur nga protestat gjatë dy muajve të fundit kundër një projekt-ligji të propozuar që do të lejojë që njerëzit të ekstradohen nga qyteti për të dalë në gjyq në gjykatat e kontrolluara nga Partia Komuniste në territorin e Kinës.

Mediat shtetërore kineze kanë thënë vetëm se stërvitjet ishin planifikuar përpara dhe nuk ishin të lidhura drejtpërdrejt me trazirat në Hong Kong, megjithëse ato erdhën menjëherë pasi qeveria në Pekin thanë se protestat kishin filluar të tregonin ‘filizat e terrorizmit’./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë