Loading…

Ngjarjet në Veri, Agim Bahtiri ka një thirrje për qytetarët

  • 23/11/2018 | 09:24

Ngjarjet në Veri, Agim Bahtiri ka një thirrje për qytetarët

Pas aksionit të sotëm të Njësisë Speciale të Kosovës (ROSU), në veri të Mitrovicës, kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje për qetësi te qytetarët që të mos bien në grackën e provokimeve, të siç thotë ai, ‘qarqeve të ndryshme dashakeqe’, transmeton gazetametro.net.


Bahtiri ka përshëndetur aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës, duke theksuar se policia po kryen detyrat me profesionalizëm të lartë, pavarësisht rrezikut që mund të paraqitet.

‘Apeloj te të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht ata që banojnë në veri të vendit, që të qëndrojnë të qetë dhe mos të bien në grackën e provokimeve të qarqeve të ndryshe dashakeqe.

Edhe njëherë po ju bëj apel qytetarëve serb të Kosovës që kanë paralajmëruar protestë për sot, që të protestojnë në mënyrë të paqësore dhe të mos bëjnë veprime tjera, sepse ato nuk i duhen askujt. Në të kundërtën Policia do të ndërhyj prapë për të siguruar stabilitet dhe respektim të ligjeve të Republikës së Kosovës,’ ka shkruar Bahtiri.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm Njësia Speciale e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre prej të cilëve dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanovicit.

E pikërisht sot, pritet të mbahet edhe një protestë e thirrur nga serbët në veri, për taskën 100 % të vendosur nga Qeveria e Kosovës./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë