Loading…
Ngrica e reshje bore, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
  • 17/12/2018 | 08:04

Ngrica e reshje bore, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Gjatë kësaj jave në vendin tonë pritet të mbajë mot i ftohtë, me ngrica dhe reshje bore kohëpaskohe.


Temperaturat minimale pritet të shënojnë nga -8 gradë Celsius deri në 5 gradë, ndërsa ato maksimale nga -1 deri në 2 gradë Celsius, përcjell gazetametro.net.

17.12 – Mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Paradite reshje të dobëta bore. Në mbrëmje sërish reshje bore, që do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

18.12 – Mot i ftohtë, i vranët dhe me erë. Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të hershme të mëngjesit. Gjatë ditës vende-vende vazhdojnë reshjet e dobëta të borës.

19.12 – Në mëngjes, kryesisht vranët, me ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës pjesërisht vranët dhe me intervale me diell.

20.12 – Mot i ftohtë, pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës. Në mbrëmje priten reshje shiu dhe bore.

21.12 – Në mëngjes kryesisht vranët, me shi dhe borë, vende-vende edhe shi i akullt. Gjatë ditës pjesërish vranët. Në mbrëmje reshje të dobëta shiu dhe bore.

Pritet  të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-11m/s, derisa shtypja atmosferike, do të shënojë rritje mbi vlera normale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë