Fero dhe Arbenita janë dyshja më e përfolur ne mediet rozë. Ata u aluduan për ndarje të mundshme, pasi kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe kanë fshirë të gjitha fotografitë së bashku.
Madje, ditën e djeshme filluan edhe ta thumbonin njëri-tjetrin përmes postimeve.
Por me sa duket kjo ka qenë vetëm një lojë e tyre, pasi Arbenita publikoi një video duke kaluar kohë të mirë me Feron.