Loading…

Ngritet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Lipjan

  • 06/02/2020 | 15:19

Ngritet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Lipjan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit G.S. për vepër penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile”.  


Sipas aktakuzës i pandehuri G.S. si pjesëtar i forcës policore rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, në muajin prill të vitit 1999 gjatë luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik të forcave ushtarake, paramilitare dhe policore serbe, kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat Sllovi dhe Tërbovcë të komunës së Lipjanit, në bashkëveprim me pjesëtarë të tjerë të këtij njësiti, ka marr pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, në kryerjen e vrasjeve dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se me këto veprime i pandehuri G.S. ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e penalizuar si Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës nga neni 146 paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërkaq, i njëjti gjendet në masën e paraburgimit nga 20.07.2019.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë