Loading…

Ngritet aktakuzë ndaj policit nga Gjakova: Ngacmoi një grua që shkoi të denonconte një rast

  • 09/11/2021 | 14:06

Ngritet aktakuzë ndaj policit nga Gjakova: Ngacmoi një grua që shkoi të denonconte një rast

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarit policor me inicialet P.P., për shkak të veprës penale “Ngacmimi”.


Sipas aktakuzës, më 13 shtator 2021 e deri më 14 shtator 2021, në Gjakovë, P.P., në vazhdimësi përfshihet në sjellje të padëshirueshme, me qëllim të ngacmimit, duke i sjellë shqetësim emocional të dëmtuarës R.S.

Në aktakuzë thuhet se e dëmtuar kishte shkuar që të denonconte një rast që lidhej me vajzën e saj, por pasi që ka shkuar në shtëpi, zyrtari policor i cili e kishte intervistuar, i kishte dërguar mesazhe provokuese në telefon.

Për më tepër, polici në fjalë akuzohet se në orët e para të mëngjesit kishte shkuar në shtëpinë e të dëmtuarës, por kur e kishte parë brenda edhe motrën e saj, ishte arsyetuar se ka shkruar për të marrë një thikë, gjoja si provë për rastin paraprak që e kishte raportuar ajo.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehurit  të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë