Loading…

Ngritet aktakuzë ndaj ‘sekserëve’

  • 04/05/2018 | 16:21

Ngritet aktakuzë ndaj ‘sekserëve’

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në lëndën penale të cilësuar si rasti “Sekseri”, kundër të akuzuarve me inicialet Emin Beqiri dhe Rrahim Hashimit, raporton Gazeta Metro.

Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria Speciale përmes një komunikate për media.

Të apostrofuarit janë akuzuar për vepra që lidhen me shkeljet e disa neneve të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari Beqiri, ish-drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, akuzohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, parandalimit apo vonesës së pjesëmarrjes apo dëshmisë së ndonjë personi në procedurë zyrtare si dhe moslajmërim të veprave penale.

Ndërsa, Hashimi akuzohet për ushtrim të ndikimit dhe mashtrim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë