Loading…

Ngritet aktakuzë ndaj ‘veteranëve të rrejshëm’

  • 30/08/2018 | 09:27

Ngritet aktakuzë ndaj ‘veteranëve të rrejshëm’

Thuajse nëpër të gjitha prokuroritë themelore të Kosovës janë duke u hetuar raste që ndërlidhen me fryrjen e listave të veteranëve. Vetëm në Prokurorinë Themelore në Pejë deri tash është ngritur një aktakuzë dhe janë duke u hetuar katër raste të fryrjes së listave të veteranëve.


Lëndët e mashtrimit me listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u janë shpërndarë disa prokurorive themelore në të gjithë territorin e Kosovës.

Disa prej prokurorive tashmë janë duke i hetuar këto raste, ndërsa disa të tjera janë në pritje të delegimit të rasteve të tilla nga Prokuroria Speciale e Kosovës, shkruan Zëri.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ende është në pritje të marrjes së lëndëve që kanë të bëjnë me fryrjen e listave të veteranëve.

Kjo prokurori do t’i hetojë rastet e mashtrimeve që kanë të bëjnë me rajonin e Fushë-Kosovës, të Lipjanit dhe të disa qytezave të tjera që janë pjesë e rajonit të Prishtinës.

Nga ana tjetër, para pak ditësh, Prokurori Special Elez Blakaj, që po hetonte “veteranët e rrejshëm”, ka dhënë dorëheqje. Më pas, i njëjti ka shpërthyer në akuza përmes Facebook-ut, ndaj kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Pas dorëheqjes se Blakajt, lënda e veteranëve të rrejshëm të cilën Blakaj nuk e çoi deri në fund, iu dha një prokurori tjetër special, shkruan Gazeta Express.

Elez Blakaj pretendon se ka ngritur një aktakuzë për veteranët e rrejshëm, por që ajo kurrë nuk u dërgua nga ai në gjykatë, por e njëjta rrodhi vetëm në media.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë