Loading…

Ngritet çmimi i bukës e duhanit, bie i qumështit, djathit dhe vezëve

  • 11/08/2020 | 14:30

Ngritet çmimi i bukës e duhanit, bie i qumështit, djathit dhe vezëve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” për muajin korrik 2020.


Sipas ASK-së, ka rënie të çmimeve në produktet si: qumështi, djathi, vezët, pemët, perimet, pijet alkoolike etj. Ngritje të çmimeve ka në produktet si: buka, drithërat e duhani.

“Është theksuar se ka rënie të çmimeve të konsumit te nëngrupet qumësht, djathë dhe vezë (-1.8%); pemë, (-3.8%); perime (-12.1%); pijet alkoolike (-1.8%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.2%) – (rënie e çmimeve të drunjve për ngrohje), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7) për qind në IHÇK. Ndërkaq, ka ngritje të çmimeve te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.5%); duhan (1.5%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (3.1%)-(ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës), shërbime për transport (5.9%)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK”, thuhet në raportin e ASK-së.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.1%) në muajin korrik 2020, krahasuar me muajin korrik 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: perime (-4.5%); pije alkoolike (-2.0%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-15.6%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.4%) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.4%); mish (1.1%); qumësht, djathë dhe vezë (2.1%); pemë (5.6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.5%); kafe, çaj dhe kakao (5.9%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.5%); duhan (2.1%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (5.0%); shërbime ambulantore (5.5%); blerje e automjeteve (0.8%); shërbime hoteliere (2.8%); kujdes personal (1.7%); gjëra personale (3.3%); sigurime (19.7%) – (ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.3 për qind në IHÇK.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë