Loading…

Ngritet padi kundër Dua Lipës, ja për çka akuzohet

  • 23/06/2022 | 09:23

Ngritet padi kundër Dua Lipës, ja për çka akuzohet

Dua Lipa është paditur për publikimin e fotografive të paparacëve të saj.


Këtë herë, një fotograf me qendër në New York, i quajtur Robert Barbera, po pretendon se këngëtarja ka shkelur të drejtat e autorit pasi këto fotografi ai i kishte realizuar në korrik 2018 në rrjetet sociale.

“Pa leje ose autorizim nga paditësi, i pandehuri zgjodhi, kopjoi dhe shfaqi vullnetarisht secilën nga fotografitë e mbrojtura nga e drejta e autorit të paditësit,” thuhet në ankesë.

Fotot në fjalë tregojnë Lipën e veshur me një pulovër të zezë që mban fjalën “HEROES” me shkronja të mëdha.

Barbera ka histori të padive kundër të famshmëve për postimin e fotove të tij në llogaritë e tyre sociale. Në maj 2019, ai paditi Ariana Grande për postimin e fotove që ai i bëri asaj në Instagram dhe vazhdoi me një padi të dytë, të ngjashme kundër këngëtares në janar 2020.

Në tetor 2019, ai paditi Justin Bieber për të njëjtën arsye në një çështje që u zgjidh shpejt jashtë gjykatës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë