Loading…

Ngritja dhe shkëlqimi i Gent Cakajt

  • Nga

  • QENDRIM BADALLI

  • 30/07/2020 | 19:01

Ngritja dhe shkëlqimi i Gent Cakajt

Ministria e Jashtme e Shqiperise nën udhëheqjen e Ditmir Bushatit ishte vetëm ‘njëra ndër’ Ministritë e jashtme qe ka pasur Shqipëria. Asaj qartazi i mungonte dinamika dhe politika inovative. Ajo thjeshtë po mirëmbante strukturën dhe avazin diplomatik te trashëguar aty, pa lënë ndonjë gjurmë të re, pa përshpejtuar apo krijuar ndonjë proces të ri politik.


Shkruan Qendrim Badalli 

Ministria e Jashtme e Shqipërisë e udhëhequr nga diplomati Gent Cakaj, është një tregim tjetër. Ajo është shumë më dinamike, më produktive dhe me inovative. Akuzat për moshë të re dhe mungesë eksperience që qarkullonin kur ai u emerua ministër po dalin krejtësisht të kota. Cakaj me maturinë politike dhe angazhimi dinamik të tij, po vepron si një veteran në politik. Duket se politika nuk është thjeshtë çështje e ekspertizës profesionale apo vetëm e përovjës, vullneti i madh dhe entuiziazmi i japin një dimension tjetër një politikani, e bëjnë shumë më të sukseshëm. Gent Cakaj morri udhëheqjen e diplomacise së jashtme të Shqipërisë në rrethana aspak të lehta.

Negociatat për hapjen e anëtarësimit me BE-në, kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria, një marrëveshje perfundimtare Kosovë-Serbi, faktori shqiptar në vendet fqinje, ishin top temat në të cilat pa dyshim Shqipëria kishte rolin e saj. Në të gjitha këto procese politike, performaca e Cakajt ishte dhe është në nivel shumë të lartë. Ai tregoi muskujt diplomatik që nga fillimi kur me elegancë ia tregoi vendin Ivica Dacicit, duke ia kujtuar se është nga Prizreni, pavaresisht se tashmë përfaqëson politikë hegjemoniste të Serbisë. Cakaj, vazhdoi me takimet aq intenzive me të gjitha kancelaritë e fuqishme për hapjen e negociatave me BE-në, punë kjo e cila u vlerësua nga dhjetra dioplomatë të lartë të cilët veç e veç po pohonin se Shqipëria meriton hapjen e negociatave por të gjithë së bashku dështuan për një vendim. Problemet e brendshme të BE-së e rënduan edhe me shumë arritjen e një konzensusi, i cili kahmoti është ‘thembra e akilit’ në Unionin Europian.

Megjithatë, drama e negociatave mund të merr epilog të merituar në Samitin e Zagrebit. Tutje, Cakaj, ishte i prerë dhe i vendosur në qëndrimin konstruktiv të Tiranës zyrtare rreth dialogut Kosovë-Serbi. Cdo marrëveshje që pranohet nga palët me mbështetje ndërkombëtare dhe që sjell paqe dhe siguri në rajon, do të mbështetej nga Shqipëria. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Përpjekjet për ta futur Cakajn në teori konspirative në ndarjen e Kosovës, mbetën ashtu siç ishin që nga fillimi, vetëm sulme të ulta politike. Kur Kosova u atakua me një fushatë të egër nga Serbia për dëmtimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes fushatës për tërheqjen e njohjeve, Ministria e Jashtme e Shqipërisë në krye me Gent Cakajn, filloi bashkimin e dhjetra perfaqesive konsullore në hapësirat e Ambasadave të Shqipërisë. E gjitha kjo për ta neutralizuar fushatën serbe dhe fuqizuar Kosovën në politikën e jashtme. Gent Cakaj, sërisht u vë në mbrojtje të Kosovës, kur para pak javësh u publikuan aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit. Cakaj, erdhi në Kosovë dhe dha mbështetje të plotë për çlirimtarët dhe luftën e UÇK-së.

Me maturi politike, ai ftoi të gjithë të bëhen unik për çështje të interesit nacional, duke lënë anash inatet dhe interesat parciale. Angazhimi i Cakajt për shqiptarët nuk mund të reduktohet vetëm brenda Kosovës dhe Shqipërisë. Ai dha kontribut të prekshëm dhe të rëndësishëm për krijimin e koalicioneve mes shqiptarëve në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës, në Bujanovc, kur pas zgjedhjeve në vendet përkatëse pati fuqizim të faktorit politik shqiptar atje. Cakaj, këto të arritura vetëm për gjysëm mandati nuk i ka siguruar përmes rimave politike, manipulimeve me simbole, polarizimeve dhe intrigave politike, por me punë të palodhshme, të pandalshme, me ide konkrete dhe specifike. Cakaj nuk është populist. Përveç angazhimit të madh politik për Shqipërinë dhe shqipëtarët në rajon, Cakaj, është një nga politikanët që ka një kulturë të lartë në komunikim. Mund të shikosh me dhjetra intervista të tij ku nuk gjen as edhe një fjalë fyese, etiketim, apo gjuhë jo institucionale ashtu sikurse nuk luan me gjuhë prej populisti. Gjuha e tij është precize, korrekte dhe profesionale.

Ky është një tipar dallues dhe për tu vlerësuar për një politikan të ri shqiptar, në kohën kur populizmi dhe gjuha jo institucionale janë patologji të normalizuara. Në gjithë angazhimin e të tij politik nuk gjejmë as edhe një akuzë për të. “I pakorruptuari” i Badios është Gent Cakaj. Politikan modern që nuk noton në ujëra ideologjike. Në shumë pak kohë me punën e tij ka dhënë suksese të prekshme në interes të Shqipërisë dhe shqipëtarëve.

(Qendrim Badalli është opinionist kosovar)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë