Loading…

Ngritja e çmimeve në Kosovë: Vetëm në 8 ditët e para të majit janë shtrenjtuar disa prej produkteve bazë

  • 14/05/2022 | 10:06

Ngritja e çmimeve në Kosovë: Vetëm në 8 ditët e para të majit janë shtrenjtuar disa prej produkteve bazë

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga data 1 maj deri 8 maj 2022, çmimet e produkteve bazë në Kosovë janë shtrenjtuar tej mase. Disa janë shtrenjtuar shumë, por një numër i vogël kanë pasur edhe ulje të çmimit, shkruan Gazeta Metro. 


Çmimet e produkteve bazë në Kosovë janë shtrenjtuar tejmase ditëve të fundit.

Lëvizja e këtyre çmimeve sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës vetëm nga 1 maji deri 8 maj 2022 ka pësuar ndryshime.

ueb-faqen e ASK, sipas statistikave të publikuara për këto tetë ditë, del që ka lëvizje të çmimeve në disa prej produkteve.

Çmimi i miellit të grurit tip 400 prej 25 kg, nga 15,80 euro sa ishte me 1 maj, me 8 maj çmimi ka shkuar në 16.36 euro, apo saktësisht është rritur për 0,56 cent, shkruan Gazeta Metro.

Rritje ka edhe në produktin e mishin të gjedhit për 84 centë, ndërkaq mishi i bardhë i zogut të pulës është rritur por në këto tetë ditë, çmimi i tij është 7,75 euro.

Edhe çmimi i vezëve është rritur. 30 copë vezë që me 1 maj kushtonin 3,13 euro, me 8 maj çmimi i tyre është rritur në 3,38 euro, apo saktësisht çmimi i tyre është rritur për 0,25 cent.

Poashtu fasulja, kafja, sheqeri dhe çaji janë shtrenjtuar.

Statistikat që janë publikuar për deri 8 maj, tregojnë se benzina në vetëm tetë ditë është rritur nga 1,48 cent në 1,51, ndërsa dizeli nga 1,69 në 1,70 euro. Mirëpo kujtojmë që çmimi i karburanteve çdo ditë thuajse është në rritje dhe aktualisht nuk pritet që çmimi i tyre të bie.

Ndërkaq KËTU keni tabelën e plotë të çmimeve mesatare ditore nga data 1 maj 2022 deri 8 maj 2022, për artikujt bazë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë