Loading…

Nikaj i PDK’së: Nuk ka ndodhur asnjëherë që të ketë përplasje para mediave si Kurti e Borrelli

  • 08/12/2021 | 21:10

Nikaj i PDK’së: Nuk ka ndodhur asnjëherë që të ketë përplasje para mediave si Kurti e Borrelli

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Bernard Nikaj ka thënë se s’ka ndodhur që të ketë përplasje në publik në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe BE’së.


Nikaj në T7 tha se Borell nuk është individ por zyrtar i lartë europian dhe mospajtimi me të i bie mospajtim me Bashkimin Europian.

“Shfaqja e mospajtimeve në konferencë për shtyp, fillimisht tregon një nivel të ulët të raporteve në mes të BE’së dhe Kosovës por tregon edhe një arrogancë të shpërfaqur të palës tjetër që është i gatshëm që këto mospajtime t’i bijë përtej nivelit të partneritetit dhe përtej nivelit  të bashkëpunimit. Nëse ju kujtohet në këshillin e dytë ose të tretë të Këshillit të stabilizimit nuk është mbajt një konferencë për shtyp mu për qëllimin që të mos shpërfaqen mospajtimet e thella që kanë ekzistuar brenda, atëher në mes të kryeministrit Haradinaj dhe përfaqësueses së lartë, Mogherini”, theksoi ai.

Tutje Nikaj tha se kjo tregon një arrogancë të qeverisë në raportin me BE’në.

“Keni parasysh, nuk është z.Borell një individ. Është zëvendëspresident i Komisionit Europian dhe përfaqësues i lartë i BE’së për politikë të jashtme i emëruar nga 27 vende anëtare të BE’së”, sqaroi ai. Mospajtimet me Borell janë mospajtime me BE’në jo mospajtime me një individ”, theksoi Nikaj.

Kujtojmë që dje në një konferencë të përbashkët për medie në Bruksel, kryediplomati evropian Borrell u shpreh i prerë në themelimin e Asociacionit, ndërsa kreu qeveritar Albin Kurti tha se kjo marrëveshje nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë