Loading…

Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret

  • 15/08/2022 | 23:54

Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret

Nënkryetari i PDK-së, Bernard Nikaj në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me krizën energjetike në vend.


Ai ka thënë se kryeministri Kurti po flet për luftë e po ha shtalba, por nuk po merret me rrymën.

“Në njërën anë flet për luftë në anën tjetër del nëpër mbledhi të ndryshme ha shtalba, por me rrymën nuk po merret, e problem ynë sot është që rryma është një resurs i cili po mungon dhe po po vjen një dimër që po rrezikojmë që atë rrymë që e kemi ta pagujmë shumë shtrenjtë, të mos kemi kemi mjaftueshëm rrymë, e besa qytetarë të ndryshëm të Kosovës as të mos kenë mundësi të ngrohen, për shkak se kryeministri gjatë verës ka bërë aktivitete të tjera që atij i janë dukur më të lehta”, tha ai.

Tutje, tha se para aktiviteteve të tjera, Kurti duhet t’i kryejë detyrat siç u shpreh ai për të cilat është zgjedhur kryeministër, përcjell Klankosova.tv.

“Është absolutisht legjitime me ngrënë shtalba, por së pari duhet t’i kryejë detyrat e shtëpisë, e pastaj me dal me ngrënë shtalba, e nëse nuk i përfundon detyrat për të cilat është zgjedhur si kryeministër i vendit dhe qytetarët mbesin pa rrymë dhe të bllokuar nëpër lifta, duhet t’i gjejnë gjeneratorët ku i kanë e ku s’i kanë, iu prishen të gjitha planifikimet e procesit të punës për një periudhë të caktuar, atëherë duhet pyetur se cilat janë prioritetet e kryeministrit Kurti, a është jeta e qytetarëve të Republikës së Kosovës tani, apo është një agjendë imagjinare e tij, të cilën ai e zhvillon në aktivitete të ndryshme”, u shpreh tutje Nikaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë