Loading…
Nikaj: Respekt për çdo kundërshtar, frikë nga asnjë – këta janë rivalet e Vushtrrisë për dalje në Superligë
  • 19/02/2019 | 18:41

Nikaj: Respekt për çdo kundërshtar, frikë nga asnjë – këta janë rivalet e Vushtrrisë për dalje në Superligë

Pritjes i erdhi fundit, stinori pranveror në Ligën e Parë të futbollit kosovar do të fillojë gjatë kësaj fundjave, transmeton Gazeta Metro.


Stinori pranveror pritet të jetë edhe më interesant, për faktin se në garë për të siguruar një vend për dalje në Superligë janë deri në shtatë skuadra.

Vushtrria, Besa, Dukagjini, Vitia dhe Vëllaznimi janë skuadrat që ndodhen në pesë pozitat e para në tabelë dhe pritet që gara për dalje në Superligë të zhvillohet kryesisht mbi këto skuadra.

Në një prononcim për Gazetën METRO, trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj, ka folur për objektivat e skuadrës gjatë këtij stinori. Ai deklaroi se atmosfera në klub është e mrekullueshme dhe është i sigurtë që Vushtrria do të inkuadrohet në Superligë sezonin e ardhshëm.

“Atmosfera në klub është e mrekullushme. Marrëdheniët mes kryesisë, stafit dhe lojtarëve janë shumë korrekte”, tha fillimisht trajneri nga Shkodra.

Më tej, Samuel Nikaj tregoi se kush janë rivalët kryesor të Vushtrrisë në garën për dalje në Superligë, madje ai tha se Liga e Parë ka skuadra më të forta se Superliga duke përmendur Vëllaznimin dhe Kikën, dy këto skuadra janë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

”Jemi të përgatitur për luftë sportive ndaj skuadrave shumë të mira si Besa, Dukagjini i Klinës, Vëllaznimi dhe Vitia. Pa frikë them se Liga e Parë është më interesante se Superliga, ka skuadra më të forta se në Superligë, kjo u dëshmua nga Vëllaznimi dhe Kika”.

”Ne që në fillim të sezonit kemi luajtur nën moton: Respekt për çdo kundërshtar dhe frikë nga asnjë kundërshtar. Synimi ynë është inkuadrimi direkt në Superligë pa barazh dhe jam i sigurtë që do të ia arrijmë sepse kemi investuar edhe gjatë merkatos së janarit”, deklaroi Samuel Nikaj për Gazetën Metro.

Ndryshe, skuadra e Vushtrrisë është lidere në Ligën e Parë me 38 pikë, me vetëm tre pikë më shumë se pozita e dytë, pozitë kjo që mbahet nga Besa e Pejës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë